
Kompania kryesore finlandeze e gazit, Gasum, deklaroi se rrjedha e gazit natyror nga Rusia në Finlandë mund të ndërpritet të premten ose maksimumi të shtunën.
Këtë lajm e kanë raportuar mediat finlandeze.
Drejtori ekzekutiv i Gasum, Mika wiljanen tha për gazetën Helsingin Sanomat se kompania është duke u përgatitur për një ndërprerje të mundshme të gazit prej disa kohësh.
Ne jemi në gjendje të plotësojmë nevojat imediate gjatë sezonit të verës, duke supozuar se nuk do të ketë probleme. Sfida do të lindë në dimër.



