Rama merr funksionet e ministrit të Jashtëm: S'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit (VIDEO)

Rama merr funksionet e ministrit të Jashtëm: S'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit (VIDEO)

Ngërçi i krijuar me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm mund të zgjidhet në dy mënyra. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së, socialistët kanë diskutuar ripropozimin e Gent Cakajt ose ushtrimin e funksioneve të ministrit të Jashtëm nga vetë kryeministri Rama.

Për shkak se Meta e ka refuzuar njëherë dekretimin e Cakajt, socialistët nuk e kanë miratuar një strategji të tillë. Ndërkohë, lidhur me ngërçin e krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë, PS pritet t'i drejtohet Kushtetueses, për të kërkuar nëse Presidenti ka të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit.

Mundësia e dytë të kujton një skenar të ngjashëm që përdori kryeministri grek Aleksis Tsipras pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Vetë Tsipras e mori përsipër ushtrimin e funksioneve të ministrit të Jashtëm.

Mësohet se socialistët do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri. Kjo do të thotë se ata do të presin edhe dekretin e presidentit për ministrin e Jashtëm, për të votuar më pas kabinetin e ri qeveritar në një seancë të posaçme plenare.

Pritet që fillimisht socialistët t’i ridërgojnë presidentit propozimin për shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati. 

Edhe kjo do të jetë një nga pikat për të cilat PS do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Këtë e konfirmon vetë kryeministri Rama, në një postim në Tuiter pas mbledhjes së Kryesisë. Rama thotë se derisa Gjykata e re Kushtetuese të japë vendimin në lidhje me këto çështje, ai vetë do të kryejë detyrën edhe të ministrit të Jashtëm.

“Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy