Menaxhimi i ujit/ Guri: Do bëhet organizim i ri me një tarifë të kripur! (VIDEO)

Menaxhimi i ujit/ Guri: Do bëhet organizim i ri me një tarifë të kripur! (VIDEO)

Inxhinieri gjeolog dhe ambientalisti Sazan Guri duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV paralajmëroi një organizim të ri sa i takon shpërndarjes së ujit, ku do të ketë një faturë të kripur për qytetarët shqiptarë. Guri theksoi se bëhet fjalë për një menaxhim ndryshe, që lidhet edhe me FMN-në, ku do të shitet uji që do të merret nga të njëjtat burime. 

Nuk e besoj që ky kryeministër t’u japë shqiptarëve atë që ka premtuar 12 vjet më parë. Sot është një demagogji e radhës, është mjeshtër i lojës së fjalës. Ai gjithmonë hedh një flluskë të re. Ky kërkon të shpërqendrojë vëmendjen e shqiptarëve, duke thënë që do u jap ujë të pijshëm, do heq depozitat. 

Ne kemi paguar tarifë për ujë të pijshëm, që s’është i pijshëm, dhe një për trajtimin e ujërave të përdorura. Ajo që thotë kryeministri është organizimi i FMN për ujin. Do menaxhojnë ujin në një sistem pak më ndryshe, por tarifa do jetë e kripur për qytetarët shqiptarë. Organizimi që do bëjë FMN-ja, që do shesë ujin në burim, do bëjë një organizim që skema do jetë e tillë, që do jetë e organizuar, ndërkohë që të njëjtin ujë të Zotit do marrin. 

Tubat nuk do ndryshojnë. Do bëhet një organizim i ri, për të marrë një taksë të re. E kam ditur këtë skemë dy vjet më parë. Në depozita hedhim klor 4-5 herë më tepër, nuk e pastrojmë ujin. Duke përdorur klorin ruhesh nga bakteret dhe ndotja e sotme, por ke marrë një përqindje klori që është bazë e burimeve kanceroze. Ky riorganizim do kërkojë një tarifë të re. Duke e centralizuar ai ka të drejtë ta marrë syrin e kaltër, s’bisedon më me qytetarë apo qendra lokale. Të gjitha institucionet do dalin jashtë loje”.

Sazan Guri tha se Shqipëria do jetë model për globalistin e ri të 20230-ës, sikurse ishte për komunizmin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy