Moti përgjatë festave? Osmani: Temperaturat do vijojnë të jenë të ulëta

Moti përgjatë festave? Osmani: Temperaturat do vijojnë të jenë të ulëta

Metereologu Hakil Osmani përmes një lidhje skype për MCN TV tregoi parashikimin e motit përgjatë festave. Ai tha se edhe përgjatë kësaj jave temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta dhe në zonat malore do të shënojnë deri në -5 gradë, ndërkohë që në ultësirat perëndimore temperaturat do të shënojnë deri në -2 gradë.

Osmani gjithashtu u shpreh se përveç temperaturave të ulëta fundjava do të gjenerojë reshje të pakëta në zonat malore.

“Temperaturat do të mbeten të ulëta dhe në zona malore do të zbresin edhe në -5. Por jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësirat perëndimore do të shkojnë deri në -2 gradë. Do kemi sërish një javë me temperatura të ulëta dhe vranësira që nuk do të gjenerojnë reshje. Në fundjavë ka sinjale që do të ketë prezencë të reshjeve, por do të jenë të pakëta në zonat malore”, tha Osmani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy