Përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar regjistrimin e një procedimi penal pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut më 6 dhe 7 janar në qytet dhe zonat përreth. 

 

Reshjet e dendura bënë disa rrugë të pakalueshme, ndërprenë qarkullimin e mjeteve dhe shkaktuan dëme materiale në banesa dhe objekte private. 

 

Nga hetimet paraprake rezulton se si pasojë e situatës ka humbur jetën shtetasi A.H., punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, i cili ishte duke verifikuar situatën në zonat e përmbytura dhe dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit. 

 

Prokuroria ka dyshime për ekzistencën e veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”. “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

 

“Të kryhet regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153, 161 dhe 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

 

Urdhri për regjistrimin e procedimit penal synon hetimin e shkaqeve të përmbytjeve dhe individualizimin e përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara, si në pronën private, ashtu edhe në infrastrukturën publike. 

 

“Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy