Entela Tozaj, nëna e 16-vjeçares së larguar nga shtëpia kërkon ndihmë.
Tozaj tregon për mediat se e mitura nuk është kthyer nga shkolla të premten, ndërsa pasi e ka kërkuar në shkollë ajo ka shkuar në policia për të denoncuar largimin.
Ajo është paraqitur sërish në polici këtë të diel, por ende nuk ka asnjë informacion për të miturën.



