Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 nëntor

Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 nëntor

Forumi ministror Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë në datat 3 dhe 4 nëntor, me pjesëmarrjen e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga rajoni.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se Presidenca e Republikës së Çekisë në Këshillin e Bashkimit Europian ka zgjedhur Shqipërinë për të organizuar ministerialin “Për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme” që do të zhvillohet në Tiranë përgjatë dy ditëve.

Në një postim në rrjetet sociale Manja shprehet se, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor shfrytëzojnë këto takime të rëndësishme për të forcuar lidhjet mes tyre, e për të thelluar bashkëpunimin në këto fusha të rëndësishme.

Prania e Komisionerit për Drejtësinë i BE Didier Reynders, ministrit çek të Drejtësisë Pavel Blazek, si dhe përfaqësuesve të tjerë nga institucione të drejtësisë në BE, janë mesazh i qartë për vëmendjen, prioritetin dhe interesin e Bashkimit Europian kundrejt Ballkanit Perëndimor në fushën e Drejtësisë.

Tema e parë në seksionin kushtuar punëve të brendshme do të jenë çështjet e sigurisë që lidhen me luftën në Ukrainë dhe ministrat e brendshëm do të informohen për zhvillimet më të fundit në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy