Hoxha: Më 11 dhjetor do shohim kush e posedon shumicën e kuvendit

Hoxha: Më 11 dhjetor do shohim kush e posedon shumicën e kuvendit

Analisti Artan Hoxha nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se procesi pa Berishën është i pakuptueshëm.

Ndërsa përsa i përket 11 dhjetorit, Hoxha tha se do shkojmë drejt matjes së maxhorancës në delegatet e kuvendit.

Procesi pa Berishën është i pakuptueshëm, jemi në kushtet e një rryme të drejtuar nga Berisha për të vendosur një lidership të ri në PD. Por problemet e ngritura nga Topi i pranon dhe vetë Berisha. Do i kthehemi një partie konservatore, të përndjekurve, nuk po mjaftohet vetëm për të zëvendësuar Bashën por po thotë të kthehen ata që janë larguar, por të vinë dhe shumë të rinj.

Berisha po përpiqet të shprehet se për gabimet e mëdha të ndodhura në faj të Bashës pranon se janë defekte të krijuara në PD dhe duhen korrigjuar. 11 dhjetori, po shkojmë drejt matjes së maxhorancës në delegatet e kuvendit. Më 11 dhjetor do shohim kush e posedon shumicën e kuvendit dhe pastaj të anëtarësisë. Do e shohim të gjithë. Më11 dhjetor disa njerëz do shkojnë në vendin ku do mblidhet kuvendi dhe aty do bëhet identifikimi i tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy