Krim i dyfishtë në Gramsh, 80-vjeçari vret gruan dhe vëllain (VIDEO)

Krim i dyfishtë në Gramsh, 80-vjeçari vret gruan dhe vëllain (VIDEO)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative Pishaj në Gramsh.

Bëhet me dije se një 80-vjeçar i quajtur Xhevit Sinani ka varë bashkëshorten, Zeqine Sinani dhe vëllain e tij, Shaqir Sinani.

Mësohet se autori i krimit të dyfishtë ë shtë arrestuar dhe ndodhet në Komisariatin e Policisë së Gramshit.

Dyshohet se krimi i rëndë është kryer për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Njoftimi i policisë: Gramsh/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy