Bjellorusia dëbon diplomatët: Do të mbyllim konsullatën ukrainase

Bjellorusia dëbon diplomatët: Do të mbyllim konsullatën ukrainase

Bjellorusia ka urdhëruar disa diplomatë ukrainas që të largohen nga vendi, si dhe ka shpallur synimin e saj për të mbyllur konsullatën ukrainase në qytetin jugperëndimor të Brestit.

Një lajm i tillë raportohet nga agjencia zyrtare e shtypit bjelloruse BeLta, duke cituar fjalët e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoly Glaz.

Ambasada ukrainase do të vazhdojë të punojë me formatin 1+4, çka do të thotë se do të lejohen ambasadori dhe katër pjesëtarë të stafit.

Ky lajm vjen pasi shtohen shenjat e një përfshirjeje të mundshme të afërt të ushtarëve bjellorusë së bashku me forcat ruse që sulmuan Ukrainën.

Bjellorusia shihet si aleati kryesor i Rusisë, përballë pjesës më të madhe të vendeve që i janë kthyer kundër, madje kanë vendosur edhe sanksione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy