Defekti në rrjet lë Lushnjen 4 ditë pa ujë (VIDEO)

Defekti në rrjet lë Lushnjen 4 ditë pa ujë (VIDEO)

Krishtlindjet u kaluan pa ardhur asnjë orë uji në çezmat e abonentëve dhe mesa duket edhe viti 2022 do ti gjeje pa ujë lushnjarët.

Sot banoret janë dyndur drejt autoboteve për te mbushur bidonat  të cilat pas 4 ditësh u paguan nga bashkia për te plotësuar falas nevojat emergjente. Burra e gra kane dale poshtë pallateve dhe kanë grumbulluar çfarëdolloj enësh që mban ujë. Ndonëse është dhënë urdhri që te mbushet ujë vetëm për të pire, nuk munguan kovat e bidonat e mëdhenj.

Bashkia e Lushnjes dhe ndërmarrja ujësjellës kanalizime nuk ka ende një shpjegim për mungesën e ujit.  Ditët e festave qe shoqërohen me pushime te gjata te administratës janë arsyeja tjetër qe ka sjelle mungesën e ujit për dite te tera. I vetmi justifikim i dhënë ne linje telefonike për MCN është defekti i rende, për te cilin nuk dihet edhe sa dite do te duhet te riparohet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy