Që kur la futbollin për t’u bashkuar me brigadat ndërkombëtare në Ukrainë, ish-portieri 29-vjeçar italian i Legnano, Ivan Luca Vavassori, ka dokumentuar luftën që po bëhet në TikTok.
Në videon e fundit të postuar, i riu i lindur në Rusi, por i birësuar nga një familje nga Piemonte në Itali në moshën 5-vjeçare, ka njoftuar se do të largohet për një mision “vetëvrasës”, si pjesë e ushtrisë ukrainase.
Kjo do të jetë videoja ime e fundit nuk e di për sa kohë. Nëse mundem do t’ju njoftoj sa më parë. Duke shpresuar që gjithçka të shkojë mirë. Jam pjesë e këmbësorisë, me majorin kemi vendosur që të sulmojmë vetëm, pa ditur askush asgjë. I yni do të jetë një mision vetëvrasës sepse kemi shumë pak njësi kundër një ushtrie të tërë. Do të jetë vetëvrasje totale, por ne preferojmë ta provojmë. Të vdesësh njëzet vjet më parë ose njëzet vjet më vonë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të vdesësh mirë. Vetëm atëherë fillon jeta.



