Fitore mes ankthit, Tirana mposht Egnatian

Fitore mes ankthit, Tirana mposht Egnatian

Tirana ka regjistruar fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa ka mposhtur ditën e sotme Egnatian me rezultatin 0-2.

Triumf mes ankthit për bardheblutë, pasi në minutën e 33-të, u regjistrua një episod, që shkaktoi panik në fushën e lojës. Pas një përplasje mes Qefalijes dhe Hamzat, lojtarët e dy skuadrave kërkojnë që të ndërhyjë ambulanca pasi lojtari i bardhebluve ka mbetur në fushë i gjakosur. Ndërhyn ambulanca dhe transporton lojtarin menjëherë në spital.

Ndeshja u pezullua për disa minuta, më pas rinisi sërish, pasi nga spitali u komunikua dhe gjendja e lojtarit është e mirë.

Për sa i përket golave, për Tiranën shënoi Sherif Kallaku në minutën e 14-të dhe Florent Hasani në minutën e 53-të, me këtë të fundit që ia dedikoi golin pikërisht lojtarit të dëmtuar, Qefalijes.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Egnatia mbetet pa asnjë pikë në dy javët e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy