
Dita e sotme, sipas meteorologëve, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 15 / 26 °C, në vendet e ulëta 13 / 24 °C dhe në vendet malore 7 / 20 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare ndërsa në bregdet deri e fortë.



