Vrasja e gruas në Fier, Bregu: Do padis gjyqtarin që lëshoi urdhër mbrojtjeje. Reagon Manjani

Vrasja e gruas në Fier, Bregu: Do padis gjyqtarin që lëshoi urdhër mbrojtjeje. Reagon Manjani

Vrasja e 43-vjeçares nga Fieri, e cila u hodh nga dritarja e katit të katërt nga i shoqi, ka tronditur opinionin ditët e fundit. Për shkak të dhunës së të shoqit, gjykata i kishte dhënë asaj një urdhër mbrojtjeje, që fatkeqësisht nuk I ka hyrë në punë.

Deputeteja demokrate, Majlinda Bregu, u shpreh dje se do të bëjë padi ndaj gjyqtarit që ka lëshuar urdhrin e mbrojtes për 43-vjeçaren. Bregu kërkoi që të merren masa ndaj gjyqtarit duke argumentuar se përsa kohë është dhënë një urdhëër mbrojtjeje, atëherë sipas ligjit bashkëshorti i saj duhet:

-të largohet nga banesa

– të mos i afrohet bashkëshortës dhe fëmijëve

– të ruajë distancen nga shtëpia ku ajo jeton bashkë me fëmijet apo nga vendi i punës dhe shkollës së fëmijeve etj etj.

“Kush është ai gjyqtar që paska lëshuar një urdhër mbrojtjeje që e lë burrin që gruaja e padit për dhunë, të jetojë në një shtëpi me të derisa ta hedhë nga ballkoni???? Nësë kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë gjyqtar, do ta bëj vetë!”, shkroi Bregu.

Menjëherë ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se do të nisë një hetim administrative në lidhje me këtë rast.

“Do të çel të hënën një proces hetimor administrativ. Në çdo rast, ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi penal që besoj ka nisur tashmë! Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës!”, u shpreh Manjani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy