Rusët tallen me fitoren e Ukrainës në Eurovizion, predha me tekstin e këngës

Rusët tallen me fitoren e Ukrainës në Eurovizion, predha me tekstin e këngës

Rusët janë tallur me fitoren e Ukrainës në Eurovizion duke skalitur mesazhe në predhat që goditën Mariupolin.

Pas fitores së “Kalush Orchestra” që bëri një interpretim emocionues, me elemente folklori, në këngën “Stefania”, këngëtarët paten një lutje ndihme për Evropën. Ata kërkuan ndihmë që të evakuohen ushtarët që ndodhen ende në fabrikën e çelikut Azovstal.

"Unë ju kërkoj të gjithëve, ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azovstalin, tani”, tha vokalisti i grupit Oleh Psiuk. Por këtë mëngjes, fotot e postuara në Telegram nga kanali pro-Kremlinit dhe pro-luftës “FighterBomber” treguan predha ruse me mesazhe tallëse për grupin. .

“Ashtu siç kërkuat ju, Kalusha! Për Azovstal”, thuhet në mesazhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy