Sistemi i kadastrës online i bllokuar prej 2 javësh ka shkaktuar probleme tek qytetarët të cilët nuk po marrin shërbime. Noterët dhe drejtuesit e agjencive të shitblerjes së pronave thonë se ky bllokim u ka shkaktuar vonesa në punë deri edhe në prishje të kontratave nga klientë të ndryshëm. Ndërsa përfaqësues të Kadastrës thonë për MCN se me zgjidhjen e situatës po merret AKSHI.



