Covid në 24 orët e fundit, një humbje jete dhe 27 të infektuar

Covid në 24 orët e fundit, një humbje jete dhe 27 të infektuar

Një humbje jete dhe 27 të infektuar me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë informoj për situatën se në 24 orët e fundit janë kryer 804 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 27 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë, si dhe janë 504 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy