
Ceremonia festive e organizuar sot në nder të festës së pavarësisë por edhe qasjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës për të avancuar një axhendë bashkëpunimi, kërkon më shumë fakte në praktike sesa thjesht festa.
Ky është mendimi i profesorit dhe shkrimtarit nga Kosova, Fadil Sahiti.
Në një komunikim me edicionin e lajmeve në “MCN tv”, prof. Sahiti, thotë se të krijohet përshtypja se kryeministrat Rama dhe Kurti, më shumë mendojnë të konkurrojnë njëri-tjetrin, sesa të punojmë më shumë ne letër, për të dy vendet.
Sipas tij, dëshira për bashkim, shprehet më shumë si formë populizmi, sesa si një politikë të sinqertë.
Unë do doja që këto feste të na reflektojnë për gjëra që janë bërë gabim. Mirë është që festojmë bashkë, mirëpo unë mendoj se bashkëpunimi jonë kërkon shumë më tepër sesa festat që na bëjnë bashkë.
Ne kemi shumë mundësi, kemi shumë oportunitete që bashkimin tonë ta bëjnë realitet e jo vetëm ta kemi në letër, ose vetëm ta përdorim si slogan në jetën e përditshme.
Fatkeqësisht janë dy paralele që vështirë që të mund të kryqëzohen, unë siç e lexoj këtë relacion mes dy kryeministrave është një lloj konkurrencë që i bëjnë njëri tjetrit, se cili do të dominoje më shumë në atë skenën politike, në kuptimin e të qenurit si “baba i kombit”, ose si personalitet politike që ma mendësi gjithëkombëtare.
Ndërsa realiteti na flet krejt ndryshe, ne që 2o vite, ose me saktë që nga viti 2008 kemi mundur të bëjmë më shumë gjëra që na bashkojnë në rrafshin praktik, kemi mundur të bëjmë gjëra që na lidhin me procese ekonomike, kulture deri te sportiv.
Kam frikë që këto janë slogane, dëshira për bashkim më shumë është një lloj pupulizmi që e përdorin politikanët tanë si këtej dhe andej kufirit, sesa një politikë e sinqertë.
Sahiti, ngre si çështje mjaft delikate, komunikimin e nderë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai vlerëson se ata më shumë duan të reflektojnë te elektorati i tyre sesa te dëshira për të përçuar mesazhe bashkimi mes dy vendeve.
Është fatkeqësi kur sheh se liderët tanë politikë edhe komunikim e kanë të vështirë mes vete. Nuk është sekret tani që relacioni i kryeministrit të Shqipërisë me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani, është jashtëzakonisht i ndere, i ftohtë, këta edhe kur shkojnë jashtë nuk komunikojmë mes vete, edhe në mbledhjet ndërkombëtare Rama dhe Osmani, nuk komunikojnë pothuajse fare. Nuk është çudi që edhe kjo është reflektuar në takimet e djeshme.
Është për të ardhur keq gjithë ky relacion i keq në kuptimin qeveritar dhe oficial mes dy shteteve tona.
Këta më shumë i bëjnë këto takime për shkak të reflektimit më mund të kenë te elektorati i tyre sesa
Që kanë dëshirë për të përçuar një mesazh bashkimin mes dy shteteve. Është jashtëzakonisht keqe se si presidentja jonë e ka kualifikuar Ramën si antishqiptar, është i rëndë ky komunikim mes dy qeverive.



