“Nuk kam mbështetjen e Sorosit”, Lapaj në “Bilardo”: Ju tregoj ndryshimin mes meje dhe Veliajt

“Nuk kam mbështetjen e Sorosit”, Lapaj në “Bilardo”: Ju tregoj ndryshimin mes meje dhe Veliajt

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj mohoi në emisionin “Bilardo” aludimet që e lidhin projektin e tij politik me filantropin George Soros.

Lapaj tha se po të kishte mbështetjen e Sorosit nuk do ta mohonte. Ai vuri në dukje se relativizime të tilla bëhen nga individë të caktuar, me tendencë për të thënë që të gjithë janë njësoj. 

Unë lodhem kot pastaj i bie, se i paskam siguruar çelësat e kryeministrisë?! Çështja është këtu, unë në rrugëtimin tim s’kam asnjë pas vetes përveç ideve të mia. Nëse do kisha një marrëdhënie qoftë edhe miqësore me zotërinë në fjalë do ta thoja pa asnjë pikë problemi. Në këtë rrugëtim s’më mbështet fondacioni. I bie të dal dhe t’i bie gjoksit! Fishta i madh thoshte këtu kur “s’ke bisht ta njesin kur e ke ta presin”. Nuk e bën populli në tërësi, e bëjnë individë të caktuar. Këtu ka një tendencë, që ata që janë në pushtet sot të bëjnë një relativizim të kujtdo që del me ide dhe nuk u rreshtohet. Duke i bërë pis të gjithë, mbretërojnë ata që janë në pushtet. Për të krijuar atë idenë që këta janë të gjithë njësoj, kanë të njëjtët nga pas, janë e njëjta linjë, pjella e këtij, atij...”.

I pyetur se ku ndryshon nga Erion Veliaj, Adriatik Lapaj u shpreh: 

Krahasohet zotëria (Veliaj) me performancën time, ndërkohë që nuk dihet se ku zotëria e ka mbaruar shkollën. Adriatiku është diplomuar me notën 10 në temë diplome në Fakultetin e Drejtësisë, me notën 10 në master, etj. etj. Krahasohet zotëria që ka bërë 10 protesta në jetën e vet me njeriun që ka 341 protesta mbi supe dhe ka dhjetëra kazuse publike të fituara për interes publik, pa marrë asnjë qindarkë nga qytetarët që ka përfaqësuar. Krahasohet lëvizja nga njerëz që duan që përmes formulës së baltëhedhjes dhe relativizimit të të gjithëve t’u shërbejnë atyre që janë në pushtet”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy