20 vjet pas luftës/ Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

20 vjet pas luftës/ Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ose të Zhdukur që kësaj radhe vjen me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.

Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete.

Do të behën homazhe tek memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës si dhe do të mbahet marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës.

Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e rreth 1.650 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur. Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe po ashtu format e deritanishme të trajtimit të këtij problemi mbesin sfidë për autoritetet kosovare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy