Protesta e opozitës, 1500 efektivë policie në terren. “Blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Protesta e opozitës, 1500 efektivë policie në terren. “Blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Për protestën e organizuar nga opozita në orën 18.00 të pasdites së sotme në terren janë angazhuar rreth 1500 punonjës policie të cilët do të operojnë për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, se efektivët do të jenë nga Policia e Shtetit, policia kriminale, policia operacionale, civilë, forcat “Shqiponja dhe një sërë departamentesh të tjera për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë dhe forcat RENEA, nëse situata do të percipitojë edhe këto forca do të jenë në gatishmëri.

Nga hyrja ballore e kryeministrisë, çdo gjë është fortifikuar, me dyer metalike, të vështira për tu hequr nga protestuesit.

Tre dyer metalike janë vendosur dhe kordoni i policisë do jetë vendosur para kryeministrisë dhe institucionet e rëndësisë së veçantë, në varësi të ecurisë së protestuesve.

Të gjithë skenarët janë të mundshëm që protestuesit të mblidhen para kryeministrisë dhe vazhduar në institucione të rëndësisë së veçantë si Parlamenti apo Ministria e Brendshme, megjithëse masat kryesore janë marrë te Kryeministria.

Protesta është njoftuar të nisë rreth orës 18.00, ndërsa është marrë një leje prej katër orësh

Ndërkohë policia njofton qytetarët se më datë 7 tetor, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” - Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy