Temperaturat deri -5°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat deri -5°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita e enjte mbetet në ndikimin e të ftohtit siberian por mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Pas mesditës parashikohet të ketë kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do jenë në zonat verilindore dhe juglindore por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Ky stabilitet  atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit vijojnë të mbetën në vlerën -5°C gjatë mëngjesit në verilindje ndërsa maksimumi do të shënojë 13°C në Jugperëndim.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës do të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat të izoluara veriore dhe perëndimore duke rrezikuar dhe momente të shkurtra me flokë dëbore.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i masave ajrore kontinentale mbi republikën e Maqedonisë se Veriut duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare gjatë gjithë ditës. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë natës dhe deri mëngjesin e ditës së premte. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy