
UNDP thekson në një studim të fundit se në Shqipëri vijojnë të jenë të paqarta burimet e financimit të ndërtimeve të reja, që kohët e fundit kanë njohur një trend rritës. UNDP vëren se ndonëse një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve janë bosh, përgjatë 8 viteve të fundit çmimet e tyre janë rritur me 108%.



