Qindra trupa të dërguara nga Koreja e Veriut kanë humbur jetën gjatë luftimeve që po zhvillohen në Kursk. Shifrat i bëri me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën vonë, ndërsa betejat intensifikohen përgjatë vijës së frontit.

Sipas Zelensky-t afër fshatit Makhnovka në rajonin e Kurskut, ushtria ruse humbi deri në një batalion ushtarësh këmbësorie koreano-veriorë.
Trupat ukrainase filluan një inkursion përtej kufirit në rajonin Kursk të Rusisë në gusht, duke kapur një varg qytetesh dhe fshatrash strategjikë.
Rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut besohet se janë dërguar në zonë si pjesë e një marrëveshjeje midis Moskës dhe Phenianit.
Ndërsa Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme, një batalion zakonisht përbëhet nga 1000 persona.



