Rrëfimi i Erion Alibej për sagën e vrasjeve në Elbasan: Kujtuan së më vunë në gjumë, por unë i vura në gjumë

Rrëfimi i Erion Alibej për sagën e vrasjeve në Elbasan: Kujtuan së më vunë në gjumë, por unë i vura në gjumë

Erjon Alibej, bashkëpunëtori i SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan dhe Durrës po dëshmon në gjykatën e posaçme në lidhje me dijeninë e tij dhe rolin që ka pasur në këto ngjarje.

Ai tregoi se si pas masakrës së Bradasheshit të vitit 2018 ku vra i vëllai Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe miku i tij turku Erdaj Duranay, u bë prokuror dhe polic. Sipas dëshmisë së tij arriti të faktonte se kush kishin qenë ekzekutuesit.

Këtë dosje ai ia kishte vënë në dispozicion prokurorisë dhe policisë së Elbasanit të cilat sipas tij nuk po e zbardhnin ngjarjen, pasi ishin të ndikuara dhe të kapura nga porositësit. 

Por dukshëm pas dokumentimit të këtyre vrasjeve dhe mungesës së reagimit nga ana e institucioneve, Erion Alibej kishte një tjetër plan, eliminimin e tyre dhe objektivi kryesore ishte Talo Çela, zbulon emisioni “Kronos” në MCN TV. 

Për këtë atij i duhej një aleat dhe Nuredin Dumani në dijeni të atentatit ndaj familjarëve të Erion Alibej, i kërkon takim me këtë të fundit. Pjesëmarrës në atentatin e familjarëve të tij kishte qenë dhe Dashnor Duamni, vëllai i Nuredinit, gjë e cila anashkalohet për shkak të qëllimit madhor.

Por urrejtja e përbashkët për Talo Çelën i bëri bashkë pasi Nuredin Dumani kishte marrë vesh se Aleibej ofronte 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë nëse ia sillnin të gjallë. Alibej shpjegoi në dëshmi se e kishte regjistruar bisedën me Dumanin prej gati 3 orësh, por që nuk e dispononte më audion. 

Në këtë takim ata bien dakord që të nisnin sulmin dhe i pari që duhet të eliminohej ishte Dorjan Shkoza, lidhje e ngushtë e Talo Çelës. Vrasja e tij kishte për qëllim që të nxirrte nga vendi ku fshihej objektivin e tij. Nuredin Dumani do paguhej për të ekzekutim 100 mije euro dhe kështu ndodh Dorjan Shkoza vritet dhe bashkë me të dhe Anxhelo Avdia, në servisin ku punon të dy. 

Por Talo Çela nuk dukej gjëkundi dhe në bazë të informacioneve që Erion Alibej dhe Nuredin Dumani kishin mbledhur ai fshihej në Durrës në shtëpinë e Besmir Haxhisë, ky i fundit pjesëmarrës në vrasjen e familjarëve te tij.

Për këtë arsye organizohet atentati i radhës, ku objektiv ishin Besnik Haxhia dhe Altin Ndoci. Konfirmohet prej tyre se ata janë në një makinë, e cila ishte identifikuar prej tyre dhe po udhëtonte nga zona e Spitallës drejt tregut të makinave në Durrës. 

Të vrarë në këtë ngjarje mbetën vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, ky i fundit dëm kolateral në këtë histori, pasi nuk kishte lidhje më vrasjet e ndodhura ndaj familjarëve të Erion Alibej. Ndërsa Altin Ndoci sipas tij kishte zbritur nga makina disa minuta para se të ndodhte masakra.

Pavarësisht kësaj eliminimi i Ndocit ishte një punë që duhej kryer dhe për të Nuredin Dumani organizohet për ta vrarë ditën e varrimit të vëllezërve Haxhia. Edhe në këtë rast ata dështojnë me planin për shkak se objektivi i tyre nuk merr pjesë në ceremoni.

Megjithatë nuk punonte vetëm Erion Alibej, pasi edhe kundërshtarët e tij bënin të njëjtën gjë. Ata nuk linin moment apo formë për të ekzekutuar Aerion Alibej, i cili ishte rreziku më i madh i tyre.

Lajmi se Talo Çela kërkohej nga Erion Alibej i gjallë ose i vdekur kishte marrë dhënë dhe ishte shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Personazhe të njohur të botës së krimit ofroheshin tek Erion Alibej me informacione, por jo çdo herë qëllimi ishte i mirë. 

Ai tregon një episode kur në shtëpinë e tij vjen Genc Tafili dhe Dorian Duli, të cilët kanë shkuar në shtëpinë e tij në Elbasan për ti treguar se Talo Çela ishte në Shkodër dhe po ndihmohej nga dy mirditorë, të cilët i kishte sjellë Kamer Mehja. Ky i fundit nga Elbasani dhe person të cilin Erion Alibej e akuzon si një nga personat përgjegjës për atë që i ndodhi familjarëve të tij.

Por Erion Alibej kishte arritur ne konkluzionin në bazë të verifikimeve të bërë se Genc Tafili dhe Erion Alibej kërkonin nga nxirrnin me shtëpia me qëllimin për ta vrarë. Në këtë periudhe sulmet ndaj të afërmve të Alibej ishin të shumta duke i vrarë lidhje shoqërore dhe djalin e dajës së tij.

Ai tregoi se edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan ka qenë ai interesuar për të ekzekutuar, pasi e konsideronte shumë të rëndësishme për grupin e vëllezërve Çopja, të cilin ishin edhe porositësit e vrasjeve të familjarëve të tij.

Këtë Alibej e kishte konfirmuar nga disa burime, të cilët e dërguan tek emrat i Franc dhe Hajdar Çopjas, dikur miq të tij dhe të vëllait Indritit. 

Erion Alibej tregoi në gjykatë se pas masakrës së Bradasheshit niveli i intrigës në qytet ishte i madh pasi njerëz afroheshin dhe jepnin informacion duke akuzuar Suel Çelën për këtë ngjarje. Ndër personat që i kishin thënë këtë ishin kundërshtarët e Suel Çelës në qytet, fisi i Çapjave. Ata i kishin thënë që vetëm ai ka fuqi të kryejë masakra të tilla në Elbasan. 

Ai sqaroi se edhe pse ishte ne kërkim udhëtoi në mënyrë ilegale drejt Holandës ku takoi Suel Çelën. Ky i fundit i tregoi se pas atentatit të familjarëve të tij fshihen vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja dhe motiv i saj është humbja e një sasie prej 50 kilogramësh kokainë. 

Por në gjykatë Erion Alibej tha se ky motiv nuk ka bindur asnjëherë pasi ai dhe vëllai i tij nuk e kishin problem as për 500 kilogramë dhe jo 50. Alibej u shpreh se Suel Çela nuk ka lidhje direkt me vrasjen e familjarëve të tij, por indirekt po për shkak të ndikimit të madh që ai ka në Elbasan dhe atë çfarë ndodh aty.

Erion Alibej lë të kuptohet se motivi i vërtetë është diçka tjetër që ka të bëjë me aktivitetin e të vëllait dhe të tij në fushën e trafikut të kokainës. Për shkak të suksesit në këtë biznese ata tashmë konsideroheshin rrezik për grupet e tjera dhe veçanërisht grupin e Çopjave. 

Këtë Erion Alibej e kishte të konfirmuar edhe nga një burim tjetër Ardian Çollaku, i cili ishte syri dhe veshi i tij në grupin e kundërshtar. Kundrejt parave ai kishte rënë dakord ta ndihmonte me informacion se çfarë ndodhte në grupin e vëllezërve Çopja.

Ai tregon se Çollaku kishte pyetur Mikael Kamamin, një nga organizatorët e masakrës se pse e kishin nisur këtë punë. Ai i ishte përgjigjur se Indriti ka qenë i tmerrshëm dhe paparë në punën e trafikut të kokainës dhe për këtë arsye ishte një rrezik shumë i madh.

Gjatë qëndrimit të tij në Holandë, Erion Alibej tregon se u ndesh në rrugë më njeriun e afërt të vëllezërve Çopja, i cili kishte bërë disa veprime të cilat e bënë të dyshojnë se ata ishin personat që fshiheshin pas tragjedisë që i kishte ndodhur. 

Ai tregon se pas kësaj u kthye në Shqipëri, pasi qëndrimi atje përbënte rrezik për të dhe Elbasani ishte një vend më i sigurt në atë moment.

Pas kthimit në vendin tonë ai fillon të mbledhë informacion mbi personat që organizuan vrasjen e të vëllait dhe kupton se grupi ishte më i madh se vëllezërit Çopja. 

Me shumë para të fituara nga trafiku i kokainës ndër vite, me disa të vrarë në familje, por pa shumë lidhje në Shqipëri, Erion Alibej vendos të futet në aksion.

Kupton që e para gjë që duhet të bësh në një vend si Shqipëria kur ti ke probleme me sigurinë, është të kesh akses në polici dhe në platformat e saj të informacionit. Për këtë ai arriti që dy punonjës policie të Elbasanit të punonin për të. 

Leonard Allkja i cili ka mbajtur detyra të rëndësishme në drejtorinë e policisë në Elbasan, i kishte bërë të mundur aksesin në sistemin TIMS. Aty ai kontrollonte hyrje daljet e të gjithë personave të cilët kishte identifikuar si financues, organizatorë dhe ekzekutues të familjarëve të tij. Gjatë dëshmisë së tij ai sërish përmend Suel Çelën.

Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin te institucionet e drejtësisë në Elbasan.

Leonard Palushi ishte polici tjetër që nidhmonte Erion Alibej më informacion apo edhe me veprime konkrete në terren me qëllim identifikimin e vendndodhjes së objektivave të tij. 

Pas krijimit të këtij databaze më informacion Alibej tregon se kishte njoftuar prokurorinë dhe policinë e Elbasanit për personat që i vranë familjarët nga porositësit deri tek ekzekutoret. Por sipas tij këto institucione nuk kishin ndërmend ti zbardhnin ngjarjet dhe këtë ai e lidh edhe me ndërrimin e drejtorit të policisë së Elbasanit.

Ai dyshon se ky zëvendësim ka ndodhur pasi Abedin Mama, person që dyshohet se ka fshehur dhe ndihmuar Talo Çelën ka takuar ish drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn, drejtorin e policisë kriminale në atë kohë. 

“Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve”, rrëfeu Alibej. 

Alibej vazhdoi me dëshminë e tij duke treguar se ka takuar edhe prokurorin Ritvan Suka, të cilin i ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin që kishte arritur të grumbullonte kjo bazuar në të dhëna zyrtarë të cilat ai i mblidhte me ndihmën e dy policive të cilët punon për të.

Por jo vetëm kjo ai kishte arritur Nuredin Dumani ish miku më i ngushte i Talo Çelës të punonte për të. Nëpërmjet tij ai kishte arritur të kuptonte se si funksiononte grupi i tij, personat që bënin pjesë në të dhe ata që e ndihmonin.

Ndërsa për porositësit e këtyre vrasjeve vëllezërit Çopja ai kishte informacion të mjaftueshëm vetë, duke qenë se dikur ata kishin pasur miqësi të mirë mes tyre. Njihte rrugët e tyre të trafikut të kokainës, personat e kontaktit të tyre në Europë dhe kudo tjetër si dhe ata që e ndihmonin në Shqipëri. 

Me shtetin që nuk vepronte, edhe pse sipas Erion Alibej provat ishin aty pasi kishte hetuar vetë, vendos të sulmojë me ndihmën e Nuredin Dumanit. Dy gjëra nuk mungonin për të nisur këtë sagë vrasjesh paratë dhe urrejtja për Talo Çelën. 

Nga mënyra se si tregon ngjarjet që e kthyen Elbasanin në një qytet të kontrolluar nga bandat Erion Alibej dukshëm ka informacion se çfarë e ka sjellë këtë. Lufta për kontrollin e linjave të trafikut të kokainës në Europë ka bërë që viktimat më të mëdha të numërohet në Shqipëri.

Hërë pas herë Alibej tregon në dëshminë e tij informacione shumë të rëndësishme për mënyrën se si funksionojnë grupet shqiptare të narko-trafikut. Por në moment kur ai fillon dhe tregon për këtë fenomen ndërpritet nga prokuroria, ndoshta për shkak se ai mund të ketë folur në një hetim tjetër që ka në fokus trafikun e kokainës.

Por një gjë është e sigurt, nëse Erion Alibej si i penduar i drejtësisë ka folur edhe për trafikun e kokainës grupit shqiptare me aktivitet kryesisht në Hollndë, Belgjikë dhe Angli duhet të frikësohen.

Erion Alibej ka shfaqur interesin edhe të një prokurorie si ajo belge e cila është shumë interesuar mbi atë që ai di në raport me trafikun e kokainës nga ky vend dhe rolin që kanë grupet shqiptare atje. Por Alibej ka qenë një lojtar i rëndësishëm në trafik duke kthyer atë në një “minierë informacioni” edhe për grupe të tjera pasi shqiptarët atje janë vetëm një pjesë e vogël e tortës së madhe të miliardave që vijnë nga shitja e kokainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy