Çmimet e reja të referencës/ Meçe: Taksa 15% për ndërtuesit në Tiranë, e pandershme, shoqata të bëj rezistencë! (VIDEO)

Çmimet e reja të referencës/ Meçe: Taksa 15% për ndërtuesit në Tiranë, e pandershme, shoqata të bëj rezistencë! (VIDEO)

Çmimet e reja të referencës në Tiranë do të shtrenjtojnë me deri në 35 për qind apartamentet në Tiranë. Është ky paralajmërimi i Shoqatës së Ndërtuesve që kërkon nga qeveria që të tërhiqet nga nisma.

Këtë nismë për rritjen e çmimit të referencës, inxhinieri Arben Meçe, i ftuar në MCN live, përpos mangësive e sheh si përafrim të çmimit të transaksionit me çmimin real në ndërtim.

Çmimi referencës sipas legjislacionit shqiptar, të gjitha pagesat do të kryhen mbi çmim tregu dhe është fakt që nuk bëhen pa çmim tregu dhe prej 20 vitesh qeveria ka aplikuar çmimin tavan dhe çmimi tavan ka qenë edhe pagim TVSH-je sepse ka një evazion të jashtëzakonshëm fiskal sa i përket realitetit qoftë të konsumit në ndërtim qoftë edhe të transaksionit në shitje.

Dhe në këto kushte e parë në logjikën ligjore gjëja që po ndodh tani, nuk është gjë tjetër veçse të përafrojë çmimin e transaksionit me çmime reale, se këto çmime reale janë të larta dhe çmimet e referencës janë të larta, është debat i një natyre tjetër dhe kush ka të drejtën në këtë rast, shteti që thotë, zotëri unë të kam thënë bëje me çmimin real ti si ke bërë dhe jam detyruar të vendos me çmim reference.

Meçe thotë se çmimi i referencës është ligjor dhe se rregullon tregun, porse taksa 15% është e pandershme veçmas për ndërtuesit në Tiranë.

Shpesh flitet për ndërtuesin për çmime të larta. Por sot mund tu them se nëse një ndërtues bashkëpunon me një pronar trualli, 40% të objektit e merr pronari truallit, 15% e merr bashkia, dhe vete 60% e objektit nuk e ka ndërtuesi, ka 40%  dhe me këtë mbulon tërë koston e ndërtimit dhe në fund ku ta nxjerr fitimin ai, në 100 kate a e kuptoni që vetëm 40 kate ka ndërtuesi, i cili ka bërë gjithë atë kokëçarje për investimin.

Pra , nëse ti e ngarkon, se s’po flasim për TVSH se edhe ajo është ngarkese.

Atëherë kjo çudi që po ndodh në Tiranë,  e ngritur jo me çmimin e referencës sepse ai është ligjor, sepse rregullimi i tregut është në favor të ndërtuesve, por taksa 15% po ti mbledhës ndërtuesit dhe në mënyrë të posaçme në Tiranë, kjo është jo vetëm e pandershme por këta duhet që sot të ndërpresin punën dhe të kenë kurajo të jenë si shoqatë bashkë, të bëjnë rezistencë ndaj këtij veprimi që nuk është absolutisht në kurriz të tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy