Grabitet nën kërcënimin e armës një pikë për transferta parash në Tiranë

Grabitet nën kërcënimin e armës një pikë për transferta parash në Tiranë

Një grabitje me armë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në një Exchange në zonën e Astirit, në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re. Burime zyrtare thanë se një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor dhe ka marrë prej aty një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy