SPAK arreston shefat e krimeve: Ndihmuan drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me informacione. Droga trafikohej në Greqi

SPAK arreston shefat e krimeve: Ndihmuan drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me informacione. Droga trafikohej në Greqi

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku dy shefa krimesh në detyrë një shef komisariati dhe një ish-efektiv i larguar nga detyra prej vitit 2022 janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Elvis Dervishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe ish-oficeri i policisë, Erdit Hazizaj.

Në njoftimin zyrtar SPAK bën me dije se gjatë viteve 2019-2021, është evidentuar fakti se në Sarandë ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me kultivimin dhe trafikimin e bimëve dhe lëndëve narkotike, ndërsa, krijuesi, drejtuesi dhe organizuesi i tij dyshohen se janë shtetasit nën hetim; K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A).

Nga hetimi del në pah fakti se gjatë viteve 2019-2021, pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal, kanë pasur detyra të caktuara me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, cannabis sattiva në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara dhe kultivuar në ambiente të mbyllura.

Në bashkëpunim mes tyre, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar bimën narkotike, ndërsa anëtarë të caktuar, personat që do të kryenin transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.  Ajo që vihet re është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore.

Përveç krijuesit, drejtuesit dhe organizuesit që dyshohen se janë shtetasit nën hetim; K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal që kryente trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, dyshohen se janë:

Shtetasit italianë L.B dhe D.C, të cilët janë dënuar në Republikën e Greqisë për këtë veprimtari të kundraligjshme, si dhe shtetasi nën hetim B.T.

Punonjësit e policisë së shtetit E.D dhe E.H, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Disa shtetas shqiptarë të tjerë, të paidentifikuar deri më tani nga hetimi.

SPAK shkruan se nga hetimi, evidentohet fakti i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nga të ardhura të dyshuara prej përfitimit nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe kultivimi i bimëve narkotike nga personat nën hetim K.Q (alias J.H, alias J.Q) , E.A (alias K.A) dhe SH.K, të cilët si gjatë periudhës së veprimtarisë kriminale në trafikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, ashtu dhe pas kësaj periudhe, kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me qëllimin e vetëm, pastrimin e produkteve të veprës penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy