
Shembja e objekteve pa leje në vijën bregdetare duhej të niste në muajt e fundit të vitit të kaluar, në mënyrë që të shmangeshin efektet në turizëm. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, kreu i operatorëve turistikë shqiptarë, Arben Çipa, tha se skenat e prishjes së ndërtimit do të krijojnë shije jo të mirë, veçanërisht te turistët e huaj.
Në lidhje me problematikat që ekzistojnë, medoj se është një vendim jo në kohën e duhur. Çdo turist nuk do skena shkatërrimi. Ne mendojmë se mund të zgjidhej një periudhë tjetër, nëntori dhe deri të fillimin e vitit të ardhshëm. Ne i qëndrojmë faktit se këto lloj vendimesh duhen aplikuar. Zonat ku janë ndërtuar janë zona që do të kenë turistë dhe kjo do të krjojë një shije jo të mirë. Nuk është koha e duhur, pasi nuk mbështet turizmin në këtë moment.
Në lidhje me atë sesi e parashikon sezonin turistik për sivjet, Çipa tha se hyrja e turistëve perëndimorë sidomos në zonat e Jugut vështirësohet nga Greqia për shkak të masave anti-Covid.



