
Një 60-vjeçare ka mundur të vjedhë diamante me vlerë rreth 4.8 milionë euro, duke u “maskuar” si një person i trajnuar dhe kualifikuar për të njohur xhevahirët e çmuar. Lulu Lakatos akuzohet se mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania “Boodles” në Londrën qendrore, dhe më pas me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.
Veprimi i kryer nga 60-vjeçarja u zbulua në momentin kur argjendari hapi çantën e lënë nga gruaja me gurët e zakonshëm. “Diamantët u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, ka thënë prokurori Philip Scott.
Lakatos, pasi doli në gjykatë nën akuzën e vjedhjes, mohoi të kishte komplotuar argjendarin duke marrë më pas edhe diamantët e çmuar. Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ndëra gjyqi vijon.



