Subashi në dalje të SPAK: Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit

Subashi në dalje të SPAK: Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, foli fare shkurt për mediat, pas daljes nga SPAK, ku u mor në pyetje për pesë orë me radhë për dosjen hetimore të inceneratorëve.

Ai tha se deklarimet e tij i ka dhënë në Prokurori dhe gjithë sa deklaroi janë pjesë e sekretit hetimor.

“Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit”, u shpreh Subashi.

I pyetur nëse do të thirret sërish nga Prokuroria, deklaroi se atë nuk e di. Ndërsa pyetjes nëse prokurorët kishin ndonjë akuzë, tha se nuk do të deklarojë asgjë të tillë, për sa kohë që janë pjesë e hetimit.

“Jam i gatshëm të vij në Prokurori në çdo moment, nuk ka asnjë problem në këtë drejtim”, tha kryebashkiaku i Fierit.

Krahas Subashit, SPAK ka thirrur edhe deputetin socialist Alqi Bllako, i cili u mor në pyetje, në rolin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Pikërisht për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit, ndodhet pas hekurave ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy