Tentohet të vidhet pika e karburantit në Vlorë, plagoset punonjësi

Tentohet të vidhet pika e karburantit në Vlorë, plagoset punonjësi

Një pikë karburanti në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës është tentuar të vidhet nga një autor ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 kur autori ka kërcënuar punonjësin V. RR, i cili është goditur edhe me sende të forta, dukë pësuar dëmtime të lehta fizike.

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy