
Romanca e Zendaya dhe Tom Holland po shkon dhe më tej. Aktorja amerikane i është bashkuar yllit të Spider-Man për një udhëtim romantik në shtëpinë e tij në Londër dhe për të takuar familjen e tij.
Aktorja 25-vjeçare e Euphoria dukej e qetë teksa u bashkua me nënën e Tomit, Nikki, dhe vëllezërit e tij Harry, 22 vjeç, Sam, 22 dhe Paddy, 17 vjeç, për një udhëtim në teatër fundjavën e kaluar.

Grupi pa Harry Potter dhe “Fëmijën e Mallkuar” në Teatrin Palace në West End.
Yjet kanë qenë në lidhjen e tyre për gjashtë muaj – me romancën e konfirmuar pas muajsh spekulimesh korrikun e kaluar, kur ata u panë bashkë në një makinë në Los Angelos.

Ndërsa Zendaya u takua me familjen e Tomit kur ishte në Londër, edhe ai ka takuar familjen e saj –në korrik të vitit të kaluar gjithashtu.



