Meta: Kam bërë shkollën e Fatos Nanos, sot ndahet kush rri me mua dhe kush zgjedh të ikë   

Meta: Kam bërë shkollën e Fatos Nanos, sot ndahet kush rri me mua dhe kush zgjedh të ikë   

Në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi që ata që nuk e mbështesin, nuk e kanë vendin në PL. Në fjalën e tij, kreu i PL tha se ka bërë shkollën e politikës së vjetër dhe nuk mund të lejojë shkërmoqjen e partisë.

Kushtetutën nuk e kam shkelur kurrë dhe këtë e ka thënë edhe Venecia. Dhe atje është derdhur para e madhe. Por një gabim e kam bërë. Natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova në orën 2:00 të natës në Vlorë, sepse shkoja kudo për të bërë presion kundër McGonigalëve. I vetëm bëja presionin që duhej të bëja për të shpëtuar pluralizmin politik. Më dhimbsej partia që kisha krijuar me emrin tim. Kush është me Ilir Metën, nëse sot votohet president i kësaj partie, rri me Ilir Metën. Ama kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit e ka shumë gabim. Sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Fatos Nanos, Sali Berishës e plot të tjerëve.

Meta tha se programi i PL synon rigjenerimin e Shqipërisë, duke ndalur së pari shpopullimin.  

Të ngrihemi të gjithë, kudo! Të bashkohemi me të gjithë ata që janë opozitarë, me të gjithë ata që janë shqiptarë, Programin e kemi, garantojmë 4 mln shqiptarë këtu! Të garantojmë kthimin e 4 mln shqiptarëve një orë e më parë, dhe unë do të iki. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë në Skrapar. Malet tona edhe më të larta, ‘Never give Up’. Për ata që kërkojnë largimin tim nga politika, të plotësojmë kushtet dhe këtë program dhe aty janë malet. Mos harroni se çfarë thoshte Margarita Tutulani që vinte nga një familje e madhe në Vlorë, e cila nxori ministra nga më të mirët e asaj kohe. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë, ndaj jemi Partia e Lirisë. Ndaj kënga e Mentor Xhemalit “Për ty atdhe” nuk është vetëm një këngë, program për 4 milionë shqiptarë. E pra, unë kam nevojë për dashuri pa kushte. Është betohemi për këngën ‘Për ty atdhe’ me atë program dhe me këtë ekip që do të shtohet çdo ditë. Fitore!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy