
Thoma Mastora i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit Ilia në fshatin Bodrishtë, nuk ka pranuar të dëshmojë përpara Oficereve të Policisë Gjyqësore dhe prokurores Blerina Musabelliu.
E vetmja fjali qe ka ripërsëritur ka qenë:
Nuk i kam vrarë unë, nuk jam unë autori i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin!
Kaq ka thënë dhe nuk ka pranuar të flasë me tej 69-vjeçari, ndonëse insistimi i OPGJ ka qenë i vazhdueshëm.
Asnjë avokat nuk ka pranuar të mbrojë Mastoran madje as 4 avokatët që janë në dispozicion të shtetit për të tilla raste nuk kanë pranuar. Është dashur te merrej një avokat nga Përmeti.



