Zero raste me Covid, Republika e  Palaut ndër të parët që fillojnë vaksinimin

Zero raste me Covid, Republika e Palaut ndër të parët që fillojnë vaksinimin

Arkipelagu i Palaut, në Oqeanin Paqësor, është një nga vendet e pakta në Tokë të kursyera nga Covid-19, por aspiron të bëhet një nga vendet e para me mbulim të plotë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Republika e Palaut, me rreth 18,000 banorë, mori të shtunën dërgesën e parë të vaksinës të zhvilluar nga kompania farmaceutike Moderna.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimet kanë filluar menjëherë të nesërmen.

Ngarkesa e parë përfshinte 2,800 doza të vaksinës që do të administrohen në dy faza, me një diferencë prej 28 ditësh.

Sipas ministrisë, të parët që do të marrin vaksinën do të jenë punonjësit shëndetësorë, zyrtarët dhe grupet që konsiderohen të prekshme.

Sipas OBSH, në Palau nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19 dhe asnjë viktimë.

Në janar, kur virusi filloi të përhapet në Azi dhe Paqësor, Palau ishte ndër të parët që zbatoi kontrolle më të rrepta kufitare: kufijtë u mbyllën në Mars dhe testet e qytetarëve filluan në Prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy