Stili “Gothic girl” i veshjes dhe dukjes se një personi është mjaft i veçantë në Shqipëri.
Sara Kokvelaj, është e para ‘Gothic girl’ në kryeqytet që në fillimet e saj jo rrallë është ndeshur me paragjykime për dukjen e saj e cila fshihet pas ngjyrës së zezë dhe grimit të errët.
Unë Halloween e festojë cdo ditë nga veshja. Unë kam filluar këtë stil par 3 vitesh. Jam motivuar nga muzika rok, goth muzik, këngët dhe rastësisht më del një foto e një goce të veshur kështu dhe më pëlqeu dhe imitova.
Kam qenë te mami dhe i thashë do vishem si kjo, ajo tha ok, por pastaj e fillova duke i shtuar zingjirët, gjërat e zeza. Sa më shumë shihja aq më shumë eksploroja, kërkoja më shumë.
Mua më tërheqin gjërat paranormale, gjeja komfort te to, filmat horror i shoh shumë.
Normalisht se të jetosh si vajzë gothic është diçka e veçantë, diçka e çuditshme, edhe jashtë nuk është se preferohet shumë si stil. Por, është diçka që dallohet shumë më ndryshe. Jam mësuar tashmë me shikimet e njerëzve, ofendimet, sharjet.
Rrobat i sajoj vet, sepse kam qejf të qep vet, p.sh. mund të bëj një bluzë të thjeshtë, e pres atë, e bëjë më paramanë, me zingjira, nuk kam problem, rrobat i marrë në thrift.



