
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vendosë një njësi të mbrojtjes raketore tokë-ajër në ishullin Yonaguni, ishulli më perëndimor i vendit, pranë Tajvanit.
Vendosja e trupave raketore është pjesë e një plani për të zgjeruar një kamp të Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore në ishull, pjesë e prefekturës Okinawa.
Gjithçka për të përforcuar mbrojtjen e ishujve jugperëndimorë të Japonisë, Nansei dhe Yonaguni, pasi Kina rriti presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin.
Plani buxhetor fiskal i ministrisë për vitin 2023 përfshinte kostot për blerjen e 180 mijë metrave katrorë tokë në perëndim të kampit për të ndërtuar objekte për njësinë e raketave, duke përfshirë një depo municioni.
Guvernatori i Okinawas, Denny Tamaki tha se kostot për vendosjen e njësisë raketore në ishull janë caktuar papritmas pa shpjegim paraprak për prefekturën.



