
Emisioni FactCheck për herë të parë zbuloi historinë dhe foton e Ervin Shahinit të arrestuar në Korenë e Jugut pas 27 vitesh arrati.
Ndërsa Koreja me të cilën Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi ka vendosur një kusht për të sjellë vrasësin e taksistëve. Ata kërkojnë Stephan Margensren të cilit i faturojnë një mashtrim në mbi 50 milion euro.
Pak javë më parë Interpol Tirana gjurmoi, lokalizoi e më pas arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri të shtetasit Ervini Shahini.
Emisioni FactCheck publikoi ekskluzivisht imazhin e Ervin Shahinit pas 27 vite arratisje për të cilin ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
E teksa Shqipëria me Korenë ende nuk ka një marrëveshje ekstradimi, burime për emisionin FactCheck bënë me dije se koreanët kanë kërkuar një shkëmbim të tij me një shtetas të arrestuar në Shqipëri për llogari të Koresë.
Por cili është ky shtetas?
Siç shihen në këto pamje ai është Stephan Morgenstern, me shtetësi Gjermane për të cilin Korea thotë se ka kryer krime të rënda të mashtrimit financiar ndaj shtetasve të saj.
Nga dosja hetimore që ka siguruar emisioni FactCheck rezulton se ai është arrestuar në “datën 18.03.2023, ora 17:30 ku shërbimet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar për qëllime ekstradimi shtetasin Stephan Morgenstern, i biri i Karl dhe Luisi, xxxxx lindur në Berlin, Gjermani, ndërsa po priste në aeroportin e Rinasit bashkëshorten e tij. Siç rezulton nga korrespondenca me ZQK Interpol Tirana rezulton se është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ka një urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim i rëndë” dhe “Shkelje e ligjit mbi rregulloren e kryerjes së biznesit për mbledhjen e fondeve”, të parashikuara nga legjislacioni penal koreano-jugor, ku kërkohet arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi ne Korenë e Jugut”.
Vetë Morgenstern ishte po ashtu në Kërkim nga Interpol, ai ka qenë me fat ose dikush e ka ndihmuar të kalojë kufirin shqiptarë pa u kontrolluar.
Para hetuesve, Gjermania shprehet se ka mundur të shmang kontrollin e imtësishëm policorë duke përfituar nga zgjedhjet lokale të 14 Maj 2023.
“Kam disa muaj që jetojë në Shqipëri, kam hyrë nga Pika kufitare Kakavijë, një ose dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Kam hyrë si pasagjer në një autobus dhe për shkak të fluksit të madh të shtetasve që kalonin kufirin, kontrolli i pasaportës qe vizual dhe jo i detajuar me anë të sistemit kompjuterik”.
Ky pritet të jetë shkëmbimi i parë mes dy personave të kërkuara nga drejtësia Koreane Jugore dhe ajo shqiptare në rast se dy shtetet do të bien dakord.
E teksa Morgenstren ka ndjekur betejën e tij ligjore, Gjykata e Shkallës së Parë ajo e apelit dhe gjykata e lartë kanë refuzuar ti japin lirinë duke e lënë atë në paraburgim.



