
Personi që i vuri zjarrin një makine dhe qëlloi me thikë 3 kalimtarë, një prej të cilëve ka humbur jetën në qytetin australian të Melburnit, ka vdekur më pas në spital pasi u qëllua nga policia.
Autoritetet thonë se po e trajtojnë rastin si sulm terrorist. Autori u qëllua nga policia, pasi u konfrontua me oficerët në një rrugë të shumëfrekuentuar në qytet.
Dy të mbijetuarit, njëri prej të cilëve është në rrezik për jetën, është nën vëzhgimin e mjekëve. Emri i autorit nuk është bërë i ditur, por policia thotë se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk po kërkohet për bashkëpunëtorë në këtë fazë.
Ndërkohë militantët e Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësin e sulmit. ISIS tha se një prej pjesëtarëve të tij ka kryer një sulm me thikë, të premten në Melburn të Australisë, ku një person u vra dhe dy u plagosën.
Shteti Islamik e pranoi përgjegjësinë në ueb-faqen e tij Amaq, por nuk dha prova për pretendimet e tij.
Komisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se i dyshuari, me prejardhje nga Somalia, ka qenë i njohur për policinë dhe se incidenti po trajtohet si terrorizëm.



