Heqja e “non-gratës” për Berishën/ Kedhi: Po shembet ‘muri i padukshëm diplomatik; që kishte izoluar Shqipërinë

Heqja e “non-gratës” për Berishën/ Kedhi: Po shembet ‘muri i padukshëm diplomatik; që kishte izoluar Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është lejuar të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) thuhet se “vendimet politike të administratës Biden nuk do të pengojnë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë”.

Fibank 

Drejtori i Institutit Konservator Shqiptar, Nikola Kedhi, u shpreh në një intervistë për “MCN Live” se ky vendim tregon se shpallja “non-grata” e Berishës ka qenë kryesisht një akt politik dhe jo ligjor, i nxitur nga lobimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky vendim konfirmon atë që kemi thënë prej kohësh: sanksionimi i Berishës ishte një vendim politik, jo një akt ligjor. Ishte rezultat i lobimeve të caktuara të kryeministrit Rama me mbështetësit e tij ndërkombëtarë, përfshirë rrjetin Soros. Vendimi i fundit i DASH është një sinjal i qartë se ky ndikim ka filluar të bjerë. 

Shqipëria ka qenë e rrethuar nga një “mur i padukshëm diplomatik”, i cili ka penguar transmetimin e informacionit të saktë drejt kancelarive perëndimore. 

Kemi marrë sinjale nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët shprehnin se nuk kishin informacion real për zhvillimet në Shqipëri, sepse ambasadat – përfshirë atë amerikane, të BE-së dhe të tjera – ishin pjesë e këtij izolimi. Ky mur është shembur.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së komunikimit të ndershëm diplomatik dhe drejt një Shqipërie më të hapur e më demokratike. 

Heqja e këtij sanksioni të padrejtë është pjesë e procesit të shembjes së këtij muri diplomatik që i ka shërbyer vetëm një njeriu, kryeministrit. 

Diplomatë të caktuar, që më shumë vepronin si pjesë e kabinetit të qeverisë sesa si përfaqësues të vendeve të tyre, janë diskredituar tashmë. Përpjekjet për të shkatërruar demokracinë në Shqipëri kanë marrë një goditje të rëndë.

Kedhi e quajti këtë vendim edhe një “shpagim moral” për dinjitetin e Berishës. 

Heqja  e non-gratës është edhe një shpagim personal i z.Berisha, është një rivendosje e dinjitetit në vend.

Kjo është një rivendosje e dinjitetit dhe një shembull i fuqishëm për çdo qytetar shqiptar. Tregon se kur je në anën e së drejtës, duhet të luftosh dhe të qëndrosh i vendosur në ato që beson. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se dinjiteti i njeriut, dhe Berisha e ka treguar këtë me qëndrimin e tij.

Kjo çështje shkon përtej Berishës dhe ka të bëjë me vetë Shqipërinë dhe mbrojtjen e themeleve të brishta të demokracisë, të vendosura në vitet ’91-’92.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy