
Selia e Deutsche Bank në Frankfurt është bastisur nga prokurorët në kuadër të një hetimi për pastrim parash.
Prokuroria publike gjermane pretendon se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët që të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.
Mëngjesin e 29 nëntorit makina të shumta të policisë u panë jashtë godinës ku ndodhe selia e bankës më të madhe në Gjermani.
Ndërkohë, zyra të tjera të Deutsche Bank u kontrolluan gjatë një operacioni ku u përfshinë rreth 170 efektivë policie dhe zyrtarë.
Prokurorët po hetojnë nëse stafi i bankës Deutsche ndihmoi klientët që të hapnin llogari off-shore për "transferimin e parave të ardhura nga aktivitetet kriminale".
Hetimi nisi pas zbulimit të "Panama Papers 2016, një sasi e madhe informacioni rrjedhur nga një nga kompanitë më të fshehta në botë, një firmë ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca.
Bankat e tjera, duke përfshirë Nordea të Suedisë dhe Handelsbanken të Gjermanisë, janë gjobitur si rezultat i informacionit që përmban letrat e Panamasë.
Aksionet e Deutsche Bank ranë 3% pasi lajmet e bastisjes u publikuan në media. Kompania konfirmoi se policia kishte bastisur disa vende në Gjermani dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.
Dokumentet dhe dokumentet elektronike u konfiskuan nga zyrtarët gjatë bastisjeve në pronat e bankës, shkruan BBC.
Deutsche Bank është lidhur me një skandal të madh të pastrimit të parave në Danske Bank.
Më parë këtë muaj, ajo konfirmoi se ishte përfshirë në përpunimin e pagesave për bankën daneze në Estoni.

Një hetim i brendshëm nga Danske Bank gjeti se rreth 200 miliard euro të pagesave u kaluan përmes degës së saj estoneze.
Banka daneze tha se shumë prej këtyre pagesave ishin të dyshimta.
Deutsche Bank tha se kishte ndërprerë marrëdhëniet e saj me Dansen në vitin 2015, pas "identifikimit të veprimtarisë së dyshimtë".
Deutsche Bank ka marrë sanksione në të kaluarën për dështimin në trajtimin e pastrimit të parave.
Në shtator, rregullatori financiar i Gjermanisë urdhëroi bankën që të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Ai gjithashtu emëroi një audit të pavarur për të monitoruar përpjekjet e Deutsche Bank për tre vjet.
Në 2017, Deutsche Bank u gjobit 630 milion dollarë nga rregullatorët e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me një plan rus të pastrimit të parave.
Sipas skemës, klientët në mënyrë të paligjshme zhvendosën 10 miliardë dollarë jashtë Rusisë nëpërmjet aksioneve të blera dhe të shitura nëpërmjet zyrave të Moskës, Londrës dhe Nju Jorkut të bankës.



