Dosja 5D/ Balliu: Veliaj “koka” të ishte në burg, organiatës kriminale që vjedh qytetarët e Tiranës duhet t'i vihet flaka (VIDEO)

Dosja 5D/ Balliu: Veliaj “koka” të ishte në burg, organiatës kriminale që vjedh qytetarët e Tiranës duhet t'i vihet flaka (VIDEO)

Klevis Balliu, Sekretar organizativ në PD në MCN Live ka komentuar lidhur me skandalin e tenderave në Bashkinë e Tiranës për të cilën u shpreh se ajo është një organizatë e mirëfilltë kriminale që ka vjedhur paratë e qytetarëve për të ndërtuar biznese.

Ai tha se Veliaj është përgjegjësi kryesor për këtë, koka e dosjes 5D sepse asgjë nuk bëhet në Bashki pa firmën e tij. Sipas Balliut Veliaj çdo gjë e bënë për interesat e tij personale, ndërsa ftoi qytetarët që të premten në orën 11 përpara Bashkisë të protestojnë duke i vënë flakën 5D.

Kjo është një organizatë e mirëfilltë kriminale ku koka është Veliaj, llumi politik 30 vjeçar në PS është fytyra më e vërtetë e kësaj qeverisje, marrëdhënia e tij me abuzimin dhe paranë dhe pafytyrësia e tij për të mashtruar është totalisht i paskrupullt. Këta ndërtonin hotele, biznese me paratë që u vjedhin  qytetarëve të Tiranës dhe Veliaj koka e 5D ishte në çdo studio bënte sikur i pritej barku për qytetarët e thjeshtë që vidhte çdo ditë.

Nuk ishte një person, por ishin të gjithë njerëzit e afërt të Veliaj, ishin njerëzit që rrinin, këta ishin shtabi elektoral i tij, këta i kanë vjedhur votat Këlliçit me urdhër të Veliajt. Vidhnin votat për të mbajtur pushtetin ,për të vjedhur qytetarët. Të premten do mbahet një protestë para bashkisë që ti vëmë flakën 5D.

Populli më i varfër i Evropës dhe dalin ca ordinerë pa shkollë, këta janë të fjete pa shkollë dhe vetë Veliaj, janë hajdutë të cilët duhet të ishin pas hekurave. SPAK në një akt të turpshëm institucional dhe moral nuk i merr këta si organizatë kriminale kur ata krijonin skema për tendera të shpërndaheshin në vendet e duhura për të marrë paratë.

Balliu tha ser Veliaj duhet të ishte në burg se PS, Qato prodhon çdo ditë, në PS s’ka mendim, filozofi, nuk studiohet ata kanë kurse si të vjedhësh. Sipas tij, ata vjedhin çdo ditë popullin më të varfër të Evropës.

Po u merret shpirti çdo qytetari çdo ditë dhe këtyre duhet ti vihet flaka. Pushteti në bashki është Veliaj dhe pa kapjen e tij se ai është përgjegjësi, aty del në hetime që hoteli është i Veliaj pse nuk merret ai në hetim. Ky njeri që duhet të jetë në hetim pse nuk merr ndonjë masë arresti. Kryetari i bashkisë është njeriu më i pushtetshëm pas kryeministrit dhe ku është SPAK në këtë drejtim, po nuk u kap koka të tjerat janë kot.

Këta këtu do përqendrohen te Veliaj, koka e bashkisë është Velaij, asnjë tender dhe asnjë penxhere nuk ndërtohet pa firmën e tij. Në bashkinë e Tiranës s’ka më lapsa dhe stilolapsa se kanë frikë të firmosin.

Veliaj duhet të zhduket urgjentisht nga bashkia e Tiranës, dhe sikur mos të kishte lidhje duhet të kishte ikur.

S’ka diskutim Erion Veliaj është koka, organizatori, arkitekti i 5D, por Qato dhe shokët janë skllevër. 5D ishte më e organizuar se Ndrageta, prandaj i bëj thirrje qytetarëve që të premten ora 11 para bashkisë të vijnë për ti vënë flakën 5D.

Dhuna këtu është që po vidhen paratë e qytetarëve, të vjedh ky 30 mln euro dhe të mos gjejë gjë Veliajn, si nuk di asgjë ky, po çfarë është ky në bashki atëherë. Këta me 5D vodhën zgjedhjet e 14 majit dhe në vend që të fitonte një djalë i ri fitoi një vemje e 5D, fitoi një hajdut i inceneratorëve dhe e fitoi prej Tushës, Qatos etj.

Veliaj është koka e kësaj dhe turpi më i madh dhe sinqerisht keqardhje është se si ka mundësi në këtë organizatë të mirëfilltë kriminale SPAK e konsideron si një gabim të një njeriu. Organizata kriminale në atë bashki ka vetëm një njeri që është shefi i tyre Veliaj. Ata nuk bënin dot asnjë punë pa firmën e tij dhe si ka mundësi që ai është ende jashtë dhe vazhdon dhe mbjell pemë.

Më tej ai shtoi se në vendin tonë qasjet mund të jenë të ndryshme, personalisht mendoj se biznesi privati është më mirë se shteti dhe duhet mbështetur, por sipas tij biznesi duhet ti përgjigjet skemave që krijon shteti, qeveria dhe bizn          eset që janë sot më të fortë duan një garë të rregullt në tendera.

Nëse nuk do kishim ryshfetin këtu ata s’do ta jepnin këtë ryshfet, por janë të detyruar ta japin, dhe ju garantoj që PD do i japë mundësi garës në tendera s’ka më filozofia e majtë apo e djathtë, por që të jesh me Ramën duhet të jesh me krimin, që të mbishtesës Veliajn ti mbështetë Ndragetën dhe 5D.

Unë i bëj thirrje çdo qytetari është esenciale zhdukja e Veliaj, ai politikisht ai është i vdekur, fundi i tij politik nuk do i ndahet përveç 313 sepse abuziviteti i tij ja ka dhënë rrugën atij. Ai është njeriu që ditën që u kapën zvarrë gra shtatzënë dhe ju hodh gaz lotsjellës fëmijës dilte dhe qeshte, dhe sulmin e bënte për të vjedhur dhe ja ku doli fytyra e tij 5D.

Çdo gjë Veliaj e bënë për përfitime financiare, s’mund ta lëmë bashkinë e Tiranës te 5D, kjo organizatë kriminale që vjedh qytetarët e Tiranës duhet ti vihet flaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy