Grabitja e thasëve me vlera monetare në Rinas të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë në Shqipëri është kryer nga gjashtë persona.
Ky fakt u bë me dije nga Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.
I ftuar në "Ora News", Loka tha se policia ko studion të gjitha pistat për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Nga deklarimet e marra nga grupi hetimor deklarohet se kanë qenë gjashtë persona me dy automjete që kanë marrë pjesë në këtë grabitje. Sa i përket identifikimit dhe kapjen e autorëve, policia e shtetit ka hedhur pistat e saj dhe vazhdon punën intensive me gjithë strukturat më të specializizuara në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila do konkludohet me rezultatin final. Të gjitha pistat e mundshme janë duke u verifikuar”, deklaroi Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit.



