Izraeli vijon sulmet me dron në Libanin jugor, vritet një komandant i Hezbollahut

Izraeli vijon sulmet me dron në Libanin jugor, vritet një komandant i Hezbollahut

Ushtria izraelite (IDF) ka kryer sulme me dron në Libanin jugor, teksa deklaroi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Hussein Ibrahim Kassab.

Hussein Ibrahim Kassab u vra teksa ngiste një motoçikletë pranë qytetit bregdetar të Tirit. IDF publikoi pamjet e sulmit në rrjetet sociale.

Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy