35 liderë dhe ish-politikanë botërorë janë pjesë e listës së ashtuquajtur, "Pandora Papers", pjesë e një investigimi për fshehje të pasurive në kompani ofshore.
Redaktori kryesor i Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe një prej kontribuesve në këtë investigim, Alex Dzadosz zbulon për MCN burimin e të dhënave,
“Burimi i dokumenteve ishin 14 korparata që ofrojnë shërbime dhe operojnë në parajsa fiskale në gjithë botën.
Janë 12 milion dokumente që e bëjnë këtë rrjedhje mes më të mëdhave në krahasim me ato që kanë ndodhur më parë.”
Në listën e gjatë kanë dalë emrat e ish-kryeministri britanik Tony Blair, kryeministri i çekisë, Andrej Babis, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, bashkëpuntorë të Putin apo dhe drejtues e ish-drejtues shtetesh nga Amerika Latine në Afrikë e Lindjen e Mesme.
Sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, figurojnë emrat e Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanoviç, Ministrit të Financave në Serbi, Sinisa Mali.
Por si nisi dhe u zbulua skandali "Pandora Papers"?
Është rrjedhje masive. Janë shumë njerëz të përfshirë. 35 lidera dhe ish-lidera botërorë, qindra bilionerë, çdo informacion për këta do të çonte në hetimin për të zbuluar se si këta persona i shpëtojnë kufizimeve tatimore. Shumë e vështirë për të parashikuar çdo të ndodhë.
Në mediat shqiptare ka qarkulluar emri i kompanisë Al Energy Transmision me drejtues Vasil Kallupin, i përfolur për lidhje me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano . Por Alex Dziadosz nuk jep informacion për Shqipërinë pasi në mbi 1 vit punë për projektin nuk pati fatin të cekë këtë çështje.
S'kam informacion. Nuk jam familjar me çështjet shqiptare, mund t'ju them ku se ku janë regjistruar kompanitë offshore me të cilat kemi punuar. Ato janë në parajsa fiskale si Fixhi, Seychelles, Hong Kong, Belize, Panama.
Në listën e udhëheqësve botërorë askush nuk rezulton të jetë nga Shqipëria, por rrjedha e të dhënave nuk ka përfunduar ende.



