Prift mashtrues apo i paaftë për të vjedhur, rrëfehet At Nikolla Xhufka

Prift mashtrues apo i paaftë për të vjedhur, rrëfehet At Nikolla Xhufka

At Nikolla Xhufka një personazh qe prej 2 vitesh ka trazuar qetësinë e priftërinjve të qytetit të Elbasanit, për shkak se ai ka ngritur një Kishe Autoqefale Shqiptare poshtë bodrumit të banesës se tij. At Xhufka nuk është i panjohur për priftërinjtë e Elbasanit pasi vite me parë në moshë tepër të vogël ai predikonte besimin e tij së bashku me ta, duke kënduar dhe këngë kishtare në meshat e tyre. Ata e quajnë një mashtrues. Në raste të shumta festive fetare ballafaqimi i tyre ka shkuar edhe në konflikt verbal, por përse kjo urrejtje nga priftërinjtë e vjetër të Elbasanit, për një prift të ri i cili kërkon vetëm të predikojë fenë e tij me banorët e lagjes Kala larg syrit të tyre. Sipas rrëfimit të At Xhufkës në emisionin “Rrëfimi Juaj” largimi tij nga Kisha erdhi si pasojë e ngritjes së zërit për padrejtësitë dhe abuzimin që priftërinjtë kryenin në kurriz të besimtarëve dhe buxhetit të Kishës. Pasi ai foli me Metropolitin shqetësimi i tij nuk mori zgjidhje, por u përjashtua nga Kisha. At Xhufka sërish do te ngrinte kambanat e alarmit për abuzimin dhe vjedhjet që priftërinjtë janë duke kryer në kishat e Elbasanit, duke i lënë këto ambiente drejt degradimit total të tyre ndërsa vetë priftërinjtë pasurohen çdo ditë dhe më shumë. Për të, shumë priftërinj kanë shitur karakterin dhe kombësinë, duke predikuar meshat në gjuhën greke vetëm për t’i shërbyer Janullatusit i cili ka kryer një krim lidhur me rikonstruktimin dhe ndërtimin e kishave në Shqipëri, pasi modeli i tyre i ndërtimit nuk krahasohet aspak me kishat shqiptare, por ato greke. Qëllimi i tyre sipas Priftit Xhufka është që pas 100 vjetësh, këto kisha dhe predikime në gjuhën helene, Greqia do t’i kthejë në avantazh të saj duke pohuar që këto toka i përkasin shtetit grek. Këto debate kanë sjellë dhunim dhe djegie të Kishës se tij Autoqefale në Elbasan, dhe deri me sot ngjarja është pa një autor. Ndjenja e patriotizmit që mbart brenda vetes së tij At Nikolla Xhufka ka bërë që të përkrahet tej mase dhe nga shqiptarë të Diasporës dhe Kosovës, pasi ka mbrojtur vazhdimisht Kishat Shqiptare në kufij me Serbinë. Për herë të parë Kisha Serbe ka lëshuar një fletërrufe për një prift shqiptar. Shpesh here ai eshtë akuzuar dhe si përçarës në bashkëjetesën fetare. Se fundmi ai u akuzua se ka provokuar shtetin serb, At Xhufka shprehet se dëshiron ta forcojë akoma me shumë këtë bashkëjetesë. Lidhur me akuzat qe i janë bërë ai dëshiron të ballafaqohet në një emision televiziv me të gjithë priftërinjtë që e kane akuzuar së bashku me Janullatusin, i cili e ka refuzuar ftesën. Ndonëse i urryer nga klerikë të komunitetit të tij, At Nikolla Xhufka ka një marrëdhënie tepër të mirë me komunitetet e tjera fetare, ku ai veçon atë te besimtareve myslimanë, pasi ne rastet e Bajramit At Xhufka dhe pse një prift ka shkuar dhe ka falur namazin e Bajramit së bashku me ta. Ai lufton për një bashkëjetesë fetare, por jo me hipokrizi apo për te vjedhur para. "Me Myftinë nuk kemi asnjë marrëdhënie, as të mirë, as të keqe, përveç se më përzuri një herë për Fiter Bajram. Me besimtarët kemi marrëdhënie të mirë, të shkëlqyer. Madje jam falur dhe në xhami për Bajram. Me komunitetin katolik nuk kam ndonjë marrëdhënie kush e di se çfarë, përveç se me murgeshat kur blejnë qiri për Krishtlindje. Nuk ka gjë më të mirë se kur i lutesh zotit, kur i gjunjëzohesh dhe kur i kërkon ndihmë. Unë luftoj për harmoninë fetare, por jo me hipokrizi dhe për fonde".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy