Injektimi i vaksinave të skaduara, mjeku Eskiu: Papërgjegjshmëri, po veprojmë si vendet e botës së tretë (VIDEO)

Injektimi i vaksinave të skaduara, mjeku Eskiu: Papërgjegjshmëri, po veprojmë si vendet e botës së tretë (VIDEO)

Një ditë më partë u denoncua rasti mbi vaksinat e skaduara, ku një dokument që mban firmën e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini urdhërohet të shtyhet me 3 muaj afati i skadencës.

Lidhur me këtë, në një lidhje skype me studion e lajmeve në ‘MCN TV’,  mjeku Erges Eskiu deklaroi se ky është një veprim i papërgjegjshëm.

Ai tha se vaksinat e skaduara e humbasin efektivitetin e tyre, ndërsa shtoi se me këtë veprim po krahasohemi me vendet e botës së tretë, dhe kjo nuk i shërben popullatës.

Intervista e plotë

1. Z. Eskiu, një shkresë që urdhëron mjekët të injektojnë tek qytetarët vaksina që u ka kaluar afati i skadencës është bërë publike një ditë më parë. Si e shihni këtë veprim?

Është një veprim i papërgjegjshëm sepse vaksinat prodhohen dhe kanë një afat skadence. Mund të kthehet dhe i dëmshmen, në rastin më të mirë ato humbasin efektin dhe s’japin asnjë efekt, por japin një mashtrim dhe popullata do besojnë se janë të vaksinuar dhe do shmangin masat. E shoh si veprim të papërgjegjshëm.

2. Dokumenti mban firmën e Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në shkresën e publikuar. Çfarë hapash duhet të ndiqen. Çfarë ndikimi mund të ketë tek shëndeti i pacientëve një vaksinë e tillë?

Realisht si kulturë e përgjithshme nuk është se jep komplikacione injektimi i vaksinave të tilla, por Tomini nuk duhet vetë të lejojë që një vaksinë që e ka humbur efektin e saj të injektohet në popullatë. E para mjekët që urdhërohen të marrin këto vaksina për injektim duhet ti refuzojnë ato. Është në urdhrin e Hiprokratit mbrojta e qytetarëve. Refuzimi duhet të bëhet nga mjekët dhe popullata, duhet të kërkojnë më shumë informacione.

3. Shtyrja e afatit te vaksinave është protokoll që ndiqet dhe në vende të tjera?

Në BE kjo nuk ka si të ndodhë, kjo ka ndodhur vetëm në vendet e botës së tretë ose Afrikë që ka ekonomi të dobët ose korrupsion të lartë. Dhe me këtë ne po krahasohemi me vendet e botës së tretë, por kjo nuk i shërben popullatës.

4. Ka një debat të madh për vaksinimin e fëmijëve dhe efektet anësore që mund të japë, ndërkohë që tani flitet për zgjatje afati të vaksinave. Ju si mjek logoped, çfarë mendoni se sjell injektimi i një vaksine të skaduar tek fëmijët.

Fëmijët kanë imunitet më të lartë nga natyra dhe nuk do ishte e rekomandueshme për tu injektuar vaksina tek fëmijët. Ata kanë qenë dhe më pak të prekshëm  nga covid, kështu që se shoh të nevojshme vaksinimin edhe nëse do ishin brenda afatit të skadencës. Nëse do kemi një shoqëri më të kulturuar kjo do i kthehej në bumerang qeverisë se taksat shpërdorohen shkojnë për PPP dhe jo atje ku duhet.

5. Ka rritje të numrit të infektimeve ditët e fundit, ndërsa parashikohet shtim gjatë vjeshtës. Por FDA ka vendosur që vaksinat aktuale të mos përdoren me pas muajit shtator, pasi duhet t'i jepet vëmendje vaksinimit për nënvarinatet BA.4 dhe BA.5. Ju si e parashikoni ecurinë e situatës covid.

Varianti i ri nuk është shumë i rrezikshëm ka një përhapje me 30 % më të shpejtë por nuk rrezikon aq shumë shëndetin e popullatës. Por gjithsesi janë variante të reja që vijnë dhe njerëzit do duhet të mësohen me këtë virus, por nuk besoj se do kthehemi në situatën ku kemi qenë. Do të mirëpresim vaksinimin e ri dhe do duhet të kemi një mirëmenaxhim për sektorit shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy