“Rikthimi” i Berishës te protestat: Të shtunën më e madhja që nga viti 1991

“Rikthimi” i Berishës te protestat: Të shtunën më e madhja që nga viti 1991

Ndryshe nga herët e tjera, ish-kryeministri Berisha ka një qasje tjetër ndaj protestës së paralajmëruar nga PD-ja për të shtunën. Pas incidentit të sotëm në Kuvend, ku deputeti Flamur Noka qëlloi me kartonin e votimit deputetin Erion Braçe, Berisha e cilësoi atë shenjë e tmerrit që maxhoranca ka nga protesta e 18 shkurtit. Ish-kreu i PD-së madje e cilësoi protestën e së shtunës si më të madhen që nga 20 shkurti i vitit 1991.  

“Këta kanë tmerr nga data 18. Fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike nga regjimi i banditokracisë do të jetë një lëvizje popullore që Shqipëria nuk e ka njohur që nga 20 shkurti i vitit 91. Do të jetë lëvizje misionare që do të çmontojë regjimin e kryebanditit Edi Rama. Ajo do t’u rikthejë shqiptarëve shpresën, besimin te vetja dhe e ardhmja. Në këtë kulm denoncimesh vetë ia mbath i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet pasnesër në zyrë. Kudo që të jetë, do të japë llogari para shqiptarëve për çdo të zezë që u ka bërë në këto 4 vite”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy